Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritja e pensioneve/ Ministrja Ibrahimaj: Shifër e realizueshme. Përmirësim në skemën e tyre dhe mbledhjen e kontributeve

schedule20:25 - 19 Shtator, 2025

schedule 20:25 - 19 Shtator, 2025

Qeveria ‘Rama 4’ ka ndezur motorët në këtë mandat të ri, ku në sferën ekonomike u premtua paga minimale 500 euro, por edhe sa i takon rritjeve të pensioneve dhe pagës mesatare.

Në daljen e parë publike pas betimit të kabinetit të ri, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha se rritja e pensioneve do të adresohet gjatë 4 viteve të ardhshme dhe është një shifër e realizueshme. Më tej, Ibrahimaj tha se do të vijojë puna për rritjen e kontributeve dhe për reformimin e pensioneve, ndonëse është e vështirë pasi qeveria ka vendosur të ndihmojë edhe ata individë të cilët nuk kanë derdhur kontributet duke u dhënë pensionin social.

“Nuk është çështje kërkese nga ana e BE, është çështje që do të adresohet gjatë 4 vjeçarit të ardhshme dhe janë shifra të realizueshme. Do të donim të ishin shifra më të larta, por pensionet ka një kosto shumë të madhe në buxhet.

Shifrat kanë treguar që kemi pasur një përmirësim të skemës së pensioneve dhe kontributeve të mbledhura nga reforma e kaluar. Shifrat janë të arritshme dhe është një detyrim ndaj të moshuarve, është e vështirë pasi kemi një skemë kontributive që pensionet paguhen nga ata që janë duke punuar, por kemi një numër të lartë pensionesh që janë pensione sociale ku u jepen njerëzve që nuk kanë punuar.

Vendimet që kemi marrë rëndojnë skemën por vendosin një drejtësi sociale. Ne do të vijojmë me politikat e bonuseve që planifikohen të jenë me të njëjtin ritëm ndërkohë që do të konsiderohet çështja e një reforme, por reforma është delikate. Reformat prekin ata që hynë në pension pas reformës, ndërkohë ne duam të adresojmë që ata që dalin në pension para reformës të rrisin pensionet e tyre. Është një komponent që do të ngarkojë buxhetin e shtetit, por do të gjejmë forma që të rritet. Dhe ka qenë detyra ime të japë propozime që agjensitë të jenë konsumatore të buxhetit por të gjenerojnë dhe të ardhura për buxhetin.

Do të punojmë për reduktimin e formalitetit dhe rritjen e kontributeve por edhe për detyrën e fundit për rritjen e të ardhurave të shtetit.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!