Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Kurti, historikisht kundër Amerikës’, Berhami: Albini po e pozicionon Kosovën në linjë kundër Perëndimit

schedule17:21 - 19 Shtator, 2025

schedule 17:21 - 19 Shtator, 2025

Analisti Artan Berhami komentoi për ‘Ballkan Update’ situatën e fundit politike në Kosovë me marrëdhënie ‘të ngrira’ me SHBA. Berhami tha se kryeministri Albin Kurti ka qenë historikisht kundër Amerikës dhe falë Amerikës kanë arritur të kenë lirinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Marrëdhëniet me SHBA reflektohen dhe në jetën e përdisthme, po flasim për krisje të marrëdhënieve. Kurti është kundër Amerikës, ai ishte dhe kundër presidentëve Clinton, George Bush.

Marrëdhëniet strategjike me SHBA është një shenjë fatale sepse në kuadër të këtij dialogu do të ketë investime në sfera të ndryshme. Kurti me këto veprime dhe krisje të marrëdhënieve po e pozicionin në vendin e Gjeorgjisë dhe Kinës.

Edhe Rusia ka marrëdhënie me SHBA, prandaj ne po pozicionojmë Kosovën në një pozitë të vështirë. Qytetarët duhet të dijnë se as në të kaluarën, as në të ardhmen s’mund të ketë marrëdhënie të mira me Amerikën.

Vetëm bashkë kemi arritur çlirimin, lirinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Për herë të parë Kosova po përjeton një mashtrues optik në skenën politike, pranon që serbët të kenë sistem të arsimit dhe shëndetësisë paralele. Ai ka bërë këtë gabim dhe duhet të mbahet përgjegjës për gabimin në Ohër, ku ai po përpiqet të përmirësoj këtë gabim në terren, është mashtrim që po i bën BE.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!