TIRANË- Edi Rama iu drejtua Ministrisë së Punëve të Brendshme, për ta prezantuar vetë Albana Koçiu, të parën grua, në krye të këtij dikasteri hijerëndë.
“Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën punë policore dhe ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. është e natyrshme që policia të ishte për shumë vite si çeta e ministrit të brendshëm, një vend që kishte mbi 100 e kusur vrasje në vit, apo një vend ku ringritja e policisë së shtetit pas asaj katrhure ku ne nisëm punën në 2013, e bënin policinë e shtetit prioritetin e prioriteteve.”
E teksa prioritet në këtë katër vjecar do të ketë kontrolli I territorit, Rama ishte I ashpër për ndërtuesit pa leje, ndërsa u ndal edhe tek ish punonjësi I Amf të Vlorës. Sipas kryeministrit, drejtues të tillë nuk e kanë vendin në polici.
“Drejtues falsifikator që mbulojnë babain ose e përdorin për mbulesë dhe bëjnë rolin e çarçafit duke deklaruar që ndërtimi është bërë në 2018. A thua përsëri se justifikon…por meqë 2020 është limiti i legalizimeve, drejtues injorant që nuk e ka mësuar akoma që kjo lloj gënjeshtre i ka bërë këmbët shumë të shkurtra sepse mjafton një ortofoto për të parë që ndërtimi nuk është bërë në 2018. Drejtues injorant. Ky duhet mbikëqyrur nga drejtësia”
Rama nxorri në pah edhe mungesën e një sistemi funksional të adresave, një problem I akumuluar prej 35 vitesh.
Ndër të tjera, Rama paralajmëroi një reformim të thellë të prefekturave dhe shërbimit zjarrëfikës. Po ashtu kamera në ambjente publike por edhe në shkolla.
Në fjalën e parë si ministre e brendshme, Albana Koçiu, ia la kohës të flasë për punën e saj.Sink Albana Koçiu
/abcnews.al

