KAMËZ- Në portën rrethuese të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziut u vendos tritol në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, ndërsa në pamje shihen dëmet e shkaktuara.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet që pjesa e xhamit të jashtëm të banesës është dëmtuar.
Në orët e para të mëngjesit të së premtes, një sasi tritoli ka shpërthyer në murin rrethues të banesë së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziut.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta në xhamat e shtëpisë, ndërsa janë dëmtuar disa makina të parkuara në oborr.
Pas shpërthimit, ka reaguar dhe deputeti Mziu, i cili është shprehur se nuk ka konflikte dhe nuk ka informacion për personat e përfshirë./abcnews.al

