Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tenderat me AI, Mërtiri: Duhet të ketë një mekanizëm që të kontrollojë këtë sistem

schedule20:28 - 18 Shtator, 2025

schedule 20:28 - 18 Shtator, 2025

Analisti Ergys Mërtiri thotë se duhet të ketë një mekanizëm për të kontrolluar inteligjencën artificiale, në lidhje me tenderat publikë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mërtiri u shpreh se ndër të tjera, edhe SPAK duhet ta ketë këtë mekanizëm.

“Po ministrat ishin të pakontrollueshëm? A mund të themi ne që ministrat kanë ngrënë kumbulla pas shpinës së Ramës, pa e ditur Rama? Unë mendoj se kumbullat këtu, më shumë se të gjithë i ha Rama. Në këto zhvillim të teknologjisë, ka luftë të përhershme. Disa njerëz do përpiqen ta përdorin gjithmonë teknologjinë për keq, disa të tjerë do ta përdorur për t’u mbrojtur nga ata që e përdorin për keq. Në këtë rast, kemi qeverinë që bën tendera, që ka zhvilluar teknologjinë artificiale për të bërë tendera, por a kemi këtë zhvillim, kapacitet dhe aftësi për të kontrolluar tek institucionet që hetojnë dhe kontrollojnë qeverinë? Rama thotë, unë kam shpikur Diellën, që do na mbrojë ne nga tenderat abuzivë, sepse na mbron teknologjia. Kush e kontrollon Ramën?

Ka nevojë, sepse duke pasur Diellën, i ha vetë kumbullat. Në parim, demokracia është për të besuar. Nëse qeveria po zhvillon një teknologji, institucionet që kontrollojnë qeverinë, e kanë këtë aftësi për të kontrolluar këtë gjë? Edhe SPAK duhet të ketë mekanizma të një inteligjence super të zhvilluar artificiale, për të kontrolluar qeverinë, se mos ndoshta manipulon algoritmet apo jo. Nëse Rama ka paguar miliona për të ndërtuar një sistem, na duhen edhe ca miliona të tjera, që të kemi një sistem tjetër që kontrollon sistemin e tij.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!