Arsenali po bën thuajse një muaj pa një trajner në krye të pankinës dhe tekniku i përkohshëm, Freddie Ljunberg, pranoi pas humbjes 0-3 ndaj Manchester City se ka ardhur koha që klubi të marrë një vendim. Ljunberg pranoi se stoli i Arsenalit është një punë shumë e madhe për të dhe se nuk e bën dot.
Si pasojë, drejtuesit e klubit londinez kanë nisur punën për të marrë një trajner të ri. Mikel Arteta shihet si favoriti absolut për t’u ulur në stolin e “Topçinjve”. Ish-futbollisti i Arsenalit mund të rikthehet në “Emirates”, si trajner tashmë.
Një prapaskenë mes dy palëve është zbuluar sot. Mediet britanike raportojnë se bisedimet mes Arsenalit dhe zv. trajnerit të Manchester City kanë nisur me kohë, por Arteta iu ka thënë se do të firmosë vetëm pas ndeshjes Arsenal-City, në shenjë respekti ndaj klubit të tij aktual./abcnews.al