Pas Asamblesë së PS dhe sugjerimit të Edi Ramës për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak do të mblidhet të martën për të vijuar procedurën.
Analisti Martin Leka tha për ‘Real Story’ se ky është fundi i karrierës së tij politike dhe se mbi Veliajn akuzat që rëndojnë janë të rënda.
“Është fundi i karrierës politike të Veliajt sepse praktika e deritanishme dhe me të tjerë eksponentë jo vetëm të PS ka treguar që në këto raste askush prej personazheve politikë, u shkëputën nga jetë politike. Rasti i Salianjit nuk përbën shembull për mua, nuk duhet të ishte në formacion politikë. Kemi plot shembuj të tjerë q ënuk e kanë ngritur kokën politikisht me këto akuza të rënda. Kur themi për ekponentët e tjerë
Socialistët kanë probleme me drejtësinë dhe fakti që po mundohemi të bëjmë një drejtësi të re dhe të vëmë në vend pandëshkueshmërinë, duhet të kemi të drejtë për të thënë dhe rasti i Veliajt ka vetëm një arsye dhe shpëtim, nëse rezulton i pafajshëm për të gjitha akuzat. Në gjykimin tim, me këto akuza është e vështirë të shpallet i pafajshëm.” / abcnews.al /


