Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka dhënë një analizë kritike ndaj qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke ngritur shqetësime serioze për drejtimin politik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.
Abazi u shpreh se veprimet e Kurtit kanë çuar në tensione të qëllimshme me aleatët perëndimorë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, dhe paralajmëroi për rrezikun e vendosjes së një “diktature të thellë” përmes strukturave institucionale.
Ai kritikoi gjithashtu marrëdhëniet e përkeqësuara me Shqipërinë, sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe mënyrën se si trajtohet veriu i Kosovës, duke e cilësuar si një “thembër të Hakilit”.
“Është diçka që është mbjellë nga Kurti, por nuk është gjë e ndryshme edhe nga administrata Biden. Kurti e ka të qartë kursin e tij me botën perëndimore. Shtetet Kombëtare janë pjesëmarrëse deri në një pikë në vendet tona, por nuk janë menaxhuese. Ka hedhur topin në veri, kërkon që të vendosë një diktaturë të thellë në strukturat e vendit. Veriu i Kosovës nuk mund të jetë “thembra e Akilit” për Kosovës. Kurti bëri disa marrëveshje sa për të krijuar strukturat e tij.
Ka krijuar një përplasje të qëllimshme me SHBA. Ka pasur diçka të turpshme nga letrat e dërguara nga Kosova, për diasporën e jashtë. Këto janë veprime që ka bërë Kurti dhe që e ka ndjekur fatkeqësisht edhe zonja Osman. Plani i Kurtit është shumë i rëndësishëm nëse do të dojë të mbajë zgjedhje të suksesshme, Kurti bëri të njëjtën gjë si Berisha, pasi humb i zgjedhjet po kërkonte ‘kokat e turkut’ dhe mbeti i vetëm.
Biem në kuadrin e prishjesh së marrëdhënieve me Shqipërinë dhe vendet perëndimore, me SHBA-të marrëdhënia është e ngrirë prej 3 vjetësh. Ngrirja e marrëdhënieve me SHBA, shënon një listë të zezë për VetëVendosja. Duhet të mbahen edhe zgjedhjet nacionale. Gjykata Kushtetuese u sulmua nga Kurti, njerëzit e tij dhe zonja Osmani. Asnjë njeri në Kosovës, nuk duhet të lejojë që të përmbyset edhe ai institucion aq shumë i rëndësishëm”, tha ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi./abcnews.al

