Një foto e Meghan Markle në mbrëmjen e maturës, mund të jetë realizuar 22 vite më parë, por fansat e saj mendojnë se ajo duket identik si sot.
Një fotografi e vjetër e Dukeshës së Sussex, tani 38 vjeç, e shkëputur nga mbrëmja e maturës, tregon se Meghan nuk ka ndryshuar aspak!
Fotoja e realizuar në vitin 1997 – tregon bashkëshorten e Princit Harry, në moshën 16-vjeçare, duke pozuar me të dashurin e saj të atëhershëm Luis Segura.
Ajo shihet e veshur me një fustan të zi me dekolte dhe pas trupit, dhe flokët e kapur njësoj si sot, në po atë stil klasik.
“Ajo duket njësoj sërish, super gjene”, shkruan dikush.
“Nuk ka ndryshuar fare”, thotë një tjetër.
“Princesha Meghan ka qenë një adoleshente e mrekullueshme”, vijojnë komentet./abcnews.al