Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Ish-zyrtari u gjet fajtor për shpërdorim detyre në 2 raste. Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua nga qelia tetë muaj më vonë pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve.
Ai qëndron në masën e sigurimit personal “arrest shtëpie”. Pas vendimit të së martës Dako duhet të vuajë edhe disa ditë qëndrimi në qeli, pasi nuk ka shlyer vendimin e dhënë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Dako akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me zbardhen e një leje ndërtimi për një pallat të ndwrtuar në vitin 2014 si dhe për shpërdorim detyre për tenderin e supervizimit të promenadës për zhvillimin e vijës bregdetare me vlerë rreth 200 mijë euro.
Dako u vu në pranga në qershor të vitit 2023 por pas 8 muajsh u lirua në arrest shtëpie në shkurt të vitit 2024 për shkak të kalimit të afateve. Gjykata ka gjetur fajtor dhe ka dënuar me 2 vite burg edhe 3 të pandehur të tjerë, por dënimin me burg ia komvertoi në shërbim prove. Bëhet fjale për ndërtuesin Fiqiri Farruku, ish-topografin Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulkun./abcnews.al

