Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mehmeti, tjetër mesazh për Sylvinho/ Shqiptari, lojtari i dytë më i mirë në Ligën e dytë angleze

schedule12:40 - 16 Shtator, 2025

schedule 12:40 - 16 Shtator, 2025

Kjo gjë pritej, por shkoi më bukur edhe sesa mendohej. Anis Mehmeti ishte lojtari i dytë më i mirë i javës në kategorinë e dytë angleze, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer këtë të shtunë.

Vetë faqja zyrtare e ligës Championship, e vendosi yllin ofensiv shqiptar në formacionin e ndeshjeve të kësaj jave, i vetmi lojtar i Bristol Sitit që ia doli.

Njëzetekatërvjeçari ishte i papërmbajtshëm në pjesën e parë në fushën e Shefild Uensdit, në fitoren 3-0, duke detyruar fillimisht kundërshtarët që të shkaktonin autogol, pastaj duke dhënë një asist tepër të saktë për rrjetën e dytë nga Jakobsen, ndërsa kryeveprën e përfundoi në 38’ me golin personal.

Të mos harrojmë se ai goditi edhe shtyllën.

Për të gjitha këto, faqja zyrtare e Championshipit i dha notën 8.9, që është e dyta më e lartë e javës së pestë, pas 10-ës absolute të merituar nga ylli i Ipsuiçit, Xhejdën Filoxhin, që shënoi 3 gola.

Mehmeti ka qenë krejt I veçantë këtë sezon, me tri rrjeta e dy asistë në pesë ndeshje, me vlerësime të larta, duke qenë më i miri i Bristol Sitit deri tani.

Skuadra e tij është në vend të tretë në renditje, me diferencën e golave më të mirë në ligë dhe shanset janë të mëdha për t’u ngjitur në Premier.

Gjithsesi, që nga qershori 2023, ylli I lindur në Londër nuk është thirrur në kombëtare, por shpreson që trajneri Silvinjo të ndërrojë mendjen pikërisht për sfidën kundër Serbisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!