Gec Tukiçi, pianisti dhe kompozitori i njohur hap dyert e shtëpisë së tij për ‘Pas Mesnatë’, ndërsa zbulon copëza kujtimesh në vendin ku u lind, u rrit, dhe u formua me muzikën.
“Këtu jam rritur, jam shkodran e dinë të gjithë por kam indur në Tiranë dhe këtu në këtë shtëpi jam lindur e rritur, këtu kam dëgjuar notat e para muzikore, kam filluar pianon, kam shumë kujtime në këtë dhomë.” shprehet ai, ndërsa shton së është ka ruajtur me fanatizëm cdo kujtim në këtë shtëpi.
“Për me ditë ku shkon është mirë me ditë nga ke ardh, në këtë sens kjo është shtëpi është gjë shumë e mirë që më rikujton të kaluarën dhe me jetu momentin, kështu hapet një dritë për të parë përpara. Në këtë dhomë kam luajtur shumë herë Pas mesnate, kemi patur komshi një aktor mjaft të famshëm që ishte Ilia Shyti dhe ai ndonjëherë i binte edhe tavanit por në ditën kur kam ikur nga Shqipëria, dhe e takova, me tha: Se ke ikur nuk më ze gjumi më, se më mungon piano. Inspirimi nuk ka komandë, nuk ka orë dhe kur vjen duhet të luash në piano”, rrëfen ai.
Thotë se piano për të është gjithcka, shoqja, mikesha më e mirë i përmbledh të gjitha, sepse në fund të fundit, sic thotë ai, transmeton shpirtin e muzikantit.
“Në një periudhë të caktuar që lidhet me një muzikant të shquar shqiptar, Shpëtim Saraci, ai më shihte që jam on line, isha në fakt duke punuar në piano dhe më thoshte në Shkodër i mbyllim qepenat pas orës 11:00, se gjumi për një muzikant është shumë I rëndësishëm, mbylli qepenat.”
Tukiçi kujton se në piano është ulur shumë herët, rreth moshës 4 vjecare duke riprodhuar tingujt e luajtur me parë nga vëllai apo babai I tij, sepse sic shprehet muzikën tashmë e kishte në lëkurë./abcnews.al

