BRUKSEL- Kryeministri i vendit Edi Rama, i pranishëm në Bruksel tha se basti i Shqipërisë është hapja e të gjithë grupkapitujeve brenda këtij viti. Ai theksoi se kuy proce ka sfida, por Shqipëria do punojë ngushtësisht me BE-Në.
Sipas tij, Bashkimi Evropian është një “perandori vlerash” dhe se shqiptarët kanë vullnetin e plotë të ‘martohen’ me të.
Sot çelem një tjetër grupkapitull, që në fakt përbëjnë 5 gurpkapitull në 11 muaj dhe me sa di unë ky është një rekord. Presim me padurim të çelim grupkapitullin e fundit brenda këtij viti, dhe me shpresë do ta bëjmë së bashku.
Kjo nuk ka të bëjë me marrjen e një shpërblimi njëherë përgjithmonë, por të realizojmë çdo ditë, e dimë se ka sfida, por ne e dimë se nuk ka asnjë rrugë tjetër, dhe kjo është hera e parë në histori që zgjedhim lirisht me kë duhet të martohemi. Jemi martuar me detyrim në të shkuarën.
Kjo është një perandori vlerash dhe të drejtash, sigurie dhe sigurimi, me të cilën duhet të martohemi. Qytetarët duhet të sigurohen se liritë dhe të drejtë nuk do t’u merren nga askush”, tha ai.
Shqipëria hapi sot 4 kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur në procesin e negociatave me BE.
Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së.
/abcnews.al

