Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Fier-Patos. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Portëz ku një makinë tip “Golf” dhe një tjetër tip “Renault” u përplasën teksa lëviznin në drejtim të kundërt me njëra-tjetrën.
Si pasojë, një prej makinave përfundoi në kanalin anësor të rrugës, me dëmtime të shumta por drejtuesi i mjetit shpëtoi mrekullisht me vetëm disa lëndine të lehta. Shkak dyshohet të jetë bërë një manovër e gabuar e njërit prej shoferëve megjithatë janë ekspertë e policisë rrugore që do të zbardhin rrethanat e aksidentit.
Në vendngjarje mbërriti është një ekip zjarrfikësish për zhvendosjen e automjetit të rënë në kanal./abcnews.al


