Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj niset në Hungari/ Presidenti do takohet me homologun hungarez dhe kryeministrin Orban

schedule18:43 - 15 Shtator, 2025

schedule 18:43 - 15 Shtator, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, niset sot për një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut të tij, Presidentit hungarez, Tamás Sulyok.

Kjo vizitë synon të forcojë më tej dialogun politik, marrëdhëniet dypalëshe bazuar në një miqësi historike, bashkëpunim për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE,  bashkëpunim për situatën e sigurisë në rajon dhe në Evropë si dy vende në NATO.

Agjenda e Presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron parashikon takime të veçanta me Presidentin Sulyok, me Kryeministrit Viktor Orban, si dhe me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Hungareze, László Kövér.



Pjesë e agjendës së kësaj vizite është edhe takimi me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Hungari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!