Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Haga foli shqip’, Hasani: Procesi do përfundojë në fund të vitit, Kurti dëme të rënda Kosovës

schedule17:34 - 15 Shtator, 2025

schedule 17:34 - 15 Shtator, 2025

Ish-zëdhënësi i departamentit të shtetit ka dëshmuar në Hagë pro ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. James Rubin dëshmoi se kishte parë me sytë e tij se Thaçi merrej vetëm me kontaktet me jashtë, ndërsa ishte gjithmonë i shoqëruar me 14- 15 komandantë të UÇK, të cilët kishin vendimmarrje për veprimet ushtarake.

Deputeti i PDK, Nait Hasani komentoi nga Haga për ‘Ballkan Update’ zhvillimet e fundit sa i takon liderëve të UÇK që po qëndrojnë në paraburgim. Hasani tha se Haga foli shqip dhe se ky proces do të përfundojë deri në fund të këtij viti. Hasani shtoi ndër të tjera se amerikanët e shohin UÇK si partner të besueshëm dhe se Kurti po i sjell dëme të mëdha Kosovës sepse marrëdhëniet e qeverisë nuk janë sipas SHBA.

“Fryma që u prezantua sot dhe dëshmitarë të tjerë që do të vijnë nga SHBA, do ta dëshmojnë fuqishëm të drejtën e UÇK dhe popullit për liri. Ky proces do të përfundojë deri në fund të vitit, por vendimet do të merren vitin e ardhshëm. Të bësh pesë vite burg dhe të dalësh i pafajshëm është e jashtëzakonshme. Sot dëshmia e fuqishme është se këtu po mbrohet UÇK, vlerat e luftës dhe kombi shqiptar. Dje dhe sot Haga ka folur shqip dhe kuq e zi.

Amerikanët e shohin UÇK si partner të besueshëm dhe kanë lidhur aleancë, me ardhjen në pushtet të qeverisë nuk janë ruajtur aleancat. Një deklaratë e SHBA, Ambasadës në Kosovë që ka deklaruar që amerikanët ndërprenë dialogun strategjik kjo tregon që marrëdhëniet e qeverisë nuk janë sipas SHBA. Dëmet janë të jashtëzakonshme, amerikanët e kanë humbur besimin dhe kërkojnë partner tjetër qeverisës. Amerikanët i kanë planet afatgjata dhe kanë besimin e shqiptarëve sepse Shqipëria është pjesë e NATOS dhe Kosova pjesë e KFORIT.”  / abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!