Pas zgjedhjeve të bujshme të 11 majit, mes ankimimeve të rezultatit spektakolar me 83 mandate, kryesocialisti Edi Rama zyrtarizoi kabinetin e ri qeveritar. Gazetari dhe drejtori editorial Sokol Balla komentoi për ‘News Line’ reformën kushtetuese të cilën e cilësoi si të nevojshme. Më tej, Balla tha se është një zgjatje dorë ndaj opozitës për ta ulur në tryezë, në një moment ku nevojiten 93 vota për miratimin e saj.
“Ndryshimet kushtetuese, besoj se është gjëja e duhur. Reforma kushtetuese është e nevojshme duke nisur që nga parlamenti. Ajo që ka thënë Rama është ajo që ka thënë dhe opozita që duhet të reformojnë parlamentin dhe numrin e deputetëve, kjo shkon dhe me reformën administrative dhe elektorale
Shoh një zgjatje dore të tij ndaj opozitës, për ta ulur në tryezë kur nevojiten 93 vota për miratimin e reformës, ndërkohë ka 83, dhe një ofertë e fundit për opozitën për ta larguar nga rruga e përplasjes që do t’i krijonte kosto Shqipërisë deri në 2027 ku duhet të eci shpejt me negociatat. Shoh lëvizjen dhe prishjen e traditës që kryetari i komisionit të integrimit ka qenë pala tjetër, si duket kësaj rradhe Rama thotë nuk mund të humbim më kohë.
Nuk mendoj që e ka bërë pa u konsultuar me ndërkombëtarët. Çdo lëvizje që paralajmëroi sot është në kuadër të axhendes europiane, është premtim elektoral.”
/ abcnews.al /


