Kryeministri Edi Rama ka bërë publik emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama tha se Petrit Malaj konfirmohet në krye të Financave.
Ndërsa Blendi Gonxhe do të jetë ministër i Turizmit dhe Kulturës dhe Sportit.
“Petrit Malaj, do të vazhdojë në detyrë si ministër i Financave. Konfirmohen në detyrë edhe Blendi Gonxhe, por jo me të njëjtin portofol. Ndahet mjedisi më vete. Kam besim, Blendi do jetë ministri i duhur në këtë fazë. Ministrit të Turizmit dhe Kulturës do t’i bashkohet Sporti.”, theksoi ai./abcnews.al

