“Nga reflektimet për të shkuar në sfidën e mandatit të katërt dua të ndaj mendimin time se me 83 mandatet që na dhanë shqiptarë duhet ta çojmë Shqipërinë me energjinë si me mandatin e parë. Duhet të kërkojmë tek vetja një domosdoshmëri të brendshme, një shtysë dhe një forcë nxitëse. Ne na duhet syri i atij që e kanë ngarkuar për të bërë një punë si duhet. Na duhet një vullnet i ri për të sjellë në mandatin e katërt një forcë dhe një aftësi që të ishte i pari. Nuk mjafton një grup i ri parlamentar apo një qeveri e re, na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja. Na duhet një forcë kompakte, me një disiplinë të re. Na duhet kjo mendësi në çdo fushë. Ka tre muaj që po e stërvit veten për këtë mandat. Kush nuk është gati për ta përdorur me një sy kritik pasqyrën ku shikon vetën , në familjen tonë, duhet të stërvitet shumë fort, pa humbur kohë sepse nga të gjitha gjërat kryesore, e vetmja gjë që nuk kemi është koha. Për të gjithë të rinjtë që na janë bashkuar, u them që zgjedhja juaj është e thjeshtë, doni të rrini vetëm për katër vjet, apo doni një rrugë më të gjatë se sa ky mandat”, tha kryeministri Rama.
Kjo mbledhje e Asamblesë zhvillohet një ditë para se të mbahet seanca e parë plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit pritet të bëjnë betimin për detyrën./abcnews.al


