Kryeministri Edi Rama thotë se njerëzit e zakonshëm, i dhanë PS fuqinë më të madhe përfaqësuese ndonjëherë, të mëshiruar në 83 mandate.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Rama tha se këto 83 mandate, duhet të kthehen në përkushtim për qytetarët.
“Këto nuk janë 3 stacione të radhës, janë 3 majat që duhen kapur njëra pas tjetrës në kohë, për të realizuar ngjitjen e Shqipërisë, të familjes së saj, të fatit të shkruar të së ardhmes së saj. Kapja e tre majave nuk është nga fati apo nga Zoti. Yjet e fatit janë rreshtuar, kurrë si asnjëherë në favorin e Shqipërisë. Majat nuk kanë qenë të dukshme, por ngitja me sukses në to, është e varur nga ne, populli shqiptar. Njerëzit e zakonshëm na dhanë fuqinë më të madhe përfaqësuese ndonjëherë, tani është radha jonë, të bëjmë tonën për t’i udhëhequr shqiptarët deri në majën e fundit. 53 nga 83 anëtarë e anëtare të grupit parlamentar, hyjnë për herë për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë. Ne kemi më shumë deputetë e deputete të reja që hyn për herë të parë, se sa ka deputetë gjithë trupa madhështore e humbësve fitimtaarë të 11 majit. Të rinjtë e të rinjat duiet të vazhdonë të përgatiten, ne duhet t’i ndihmojmë që t’i përshtaten. Dua të besoj se e gjithë trupa e grupit parlamentar do përpiqet që besimin e zgjedhësve, ta kthejnë në përkushtim ndaj punës së përbashkët dhe individuale.”, theksoi ai./abcnews.al

