Kryeministri Rama ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste ku do të shpalosë kabinetin e ri në këtë ‘marsh’ të katërt të qeverisjes së tij. Pas zgjedhjeve të 11 majit, PS arriti të sigurojë 83 mandate, një rekord i ri nga socialistët.
Rama tha se duhet që ccështja Veliaj nuk dihet sesa do të zgjasë dhe se Këshilli Bashkiak duhet të nisë procedurat për shkarkimin e tij. Rama më tej, tha se izolimi i Veliajt është i paprecedentë dhe nuk ndodh në asnjë vend demokratik dhe aspak në ato diktatoriale.
“Dua të nënvizojë që jam i vetëdijshëm se kjo që kemi është larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë dhe që meritojnë njerëzit e këtij vendi. Nuk duhet të kemi asnjë iluzion se nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përvecc durimit shtetbërës, të gjitha rrugët e tjera të nxjerrin pas. Pa asnjë rast në historinë më shumë se 1 shekullore të një individi të dënuar jashtë pushtetit politik.
Pas 7 muajsh Tirana nuk ka asnjë kryetar të bashkisë ose të dënuar lidhur me detyrën. Sot kemi një kryetar që i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë, madje në shkelje hapur të ligjit dhe zakonit i janë nxjerrë nga brenda edhe bisedat me familjarët nga telefoni i burgut.
Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, as diktatorial. Është shkelje e hapur, por është temë tjetër. Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori ndërkohë asnjë zevendes i pavotuar nga populli i kryetarit të bashkisë nuk do ta ketë legjitimitetin të udhëheq për një kohë të gjatë drejtimin e bashkisë. Tirana ka punë të mëdha përditë, nuk i heq ansjë meritë kryetares në detyrë në këto 7 muaj përkundrazi e falenderojë. Sot duhet të marrim një vendim politik, për të hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri në bashki. Këshilli bashkiak duhet të vë në lëvizje mekanizmin për shkarkimin.” / abcnews.al /



