Ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, kryesocialisti Edi Rama, për nisjen e Asamblesë së PS, ku do të njoftojë ndryshimet në kabinetin qeveritar për mandatin e katërt.
Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Fillimisht do të miratohet rendi i ditës, përpara se fjalën ta marrë kreu i PS-së, Edi Rama, i cili do të prezantojë emrat e kabinetit të ri, si dhe do të listojë prioritetet kryesore të qeverisë së re për vitet në vijim./abcnews.al


