Edi Rama i dha fund ankthit të socialistëve. Për afro 150 minuta, kryesocialisti shpalosi përpara të tijve prioritetet dhe përgjegjësitë që u kërkon mandati I katërt, që nisin nga një qeveri e projektuar për të ulur Shqipërinë në tryezën e Bashkimit Europian.
“Ky është mandati ynë i parë për të hapur një fazë të re përtej këtij mandati, për Shqipërinë dhe për Partinë socialiste. Që është i lidhur, nuk diskutohet me anëtarësimin në BE, por shkon përtej tij dhe prandaj ne të gjithë çfarë kemi bërë si përparim, duhet ta shohim me sy kritik”, tha Rama.
Në përmbushje të kësaj ambicie, Rama rikonfirmoi në postin e zvkryeministres Belinda Ballukun, e cila paralelisht do të vijojë të jetë në krye të Energjisë dhe Infrastrukturës, pozicion të cilin e mban që prej janarit të 2019, OSE për mandatin e trete rresht.
“Tipari i pakënaqësisë kronike të ministres ndaj punëve që drejton vetë është një e dhënë shumë premtuese për të besuar se do të ecim më mirë dhe më shpejt, edhe në drejtime ku jemi shumë përpara, po edhe në drejtimin ku jemi shumë mbrapa, me standardet dhe me ambicien për një Shqipëri anëtare të Bashkimit Evropian”, tha kryeministri.
Vetëm një vit qëndroi Elisa Spiropali në krye të kuvendit pasi Rama vendosi ti besojë drejtimin e ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndërsa Igli Hasani, do të marrë drejtimin e një prej komisioneve të rëndësishme kuvendor, atij për Evropën dhe Punët e Jashtme…
Jo pak surprizë ishte emërimi i Albana Kociut, në krye të Punëve të Brendshme, duke u bërë e para grua në krye të këtij dikasteri hijerënde.
Mirela Kumbaro do të shkojë tek Arsimi ndërsa ish vartësi i saj, Sofjan Jaupaj, i cili deri tani mbante postin e zvkryeministrit të turizimit, iu besua drejtimi i një dikasteri të ri, ministër i mjedisit… ndryshime nuk pësoi vetëm kjo ministri, pasi Blendi Gonxhe do të drejtojë dikasterin që i kthehet emri i dikurshëm, Kultura, Turizmi dhe Sporti.
Në kabinetin e ri u ndryshuan 7 anëtare dhe u afruan 7 emra të rinj.
Shëndetësinë Rama ja besoi Evis Salës, një emër i njohur me kontribut të gjerë në fushën e shëndetit. Ndërsa nuk i ndryshojë pozitat në kabinetin qeveritar Petrit Malajt tek Financat, Pirro Vengut tek Mbrojtja dhe Delina Ibrahimajt tek ekonomia dhe inovacioni. Të njëjtat pozicione ruajnë edhe kryenegociatorja dhe zëvendësja e saj, Majlinda Dhuka dhe Adea Pirdeni.
Ulsi Manja largohet nga kabineti, edhe pas humbjes së PS në qarkun e Lezhës.
Në këtë pozicion u emërua Besfort Lamallari, ish zv ministri i Brendshëm.
Bujqësia dhe zhvillimi rural iu besua Andis Sallës, kryebashkiakut të Cërrikut ndërsa një tjetër ish kryebashkiak Ervin Demo do të drejtoi ministrinë për pushtetin vendor. Toni Gogu do jetë ministri i ri për parlamentin ndërsa ministria për Rininë dhe fëmijët që drejtohej nga Bora Muzhaqi nuk do të ekzistojë me.
Por nuk mbarojnë risitë. Këtë mandat do të jetë edhe Diella, ministre virtuale dhe krijesë e inteligjencës artificiale e cila do të ketë një strukturë të veten…
Ndryshime pësoi edhe struktura e kuvendit. Taulant Balla u rikthye në krye të grupit parlamentar pas katër vitesh, ndërsa Niko Peleshit iu besua drejtimin e Kuvendit.
/abcnews.al/

