Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ermal Dredha dorëhiqet nga posti i kryebashkiakut të Vlorës

schedule21:12 - 10 Shtator, 2025

schedule 21:12 - 10 Shtator, 2025

Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Vlorës.

ABC News mëson se Dredha ka dorëzuar dorëheqjen mbrëmjen e kësaj mërkure.

Dorëheqja e Dredhës, vjen pas kritikave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me Bashkinë e Vlorës, sa i takon zënies së hapësirave publike.

Më parë, dorëheqjen e kanë dhënë nënkryetarët e bashkisë si dhe kryetarët e njësive administrative.

Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023.

Ndërkaq, nënkryetar bashkie është emëruar edhe Elis Halili për sektorin e infrastrukturës. Aktualisht si nënkryetar janë edhe Irena Toshkolkari dhe Klea Lalo.

Ndërsa Halili është emëruar si nënkryetar përpara dorëheqjes së Dredhës. Halili ka ndjekur prej shumë kohësh disa nga investimet në Vlorë si edhe projekti i Lngomare 2 dhe 3 në qytetin bregdetar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!