TIRANË- Avokati Edmond Petraj, i ftuar në “Real Story” komentoi procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.
Ai theksoi se administratori i kësaj strukture ka disa detyra, të cilat duhet t’i kryejë me korrektësi.
Figura e drejtuesit dhe administratorit trevjeçar, që do zgjidhet e SPAK është një figurë, që duhet të jetë shumë pozitive me integritet, Katër detyra ka administratori, të koordinojë punën, të përfaqësojë institucionin në marrëdhëniet jashtë dhe brenda në organizimet e veta. Të ndjekin punën për hetimet, që të gjithë prokuroret të zbatojnë ligjin, por jo të ndikojë te hetimin. Ka disa elemente. Pjesa tjetër është vendosja e prioriteteve për ndarjen e çështjeve. Këto janë detyrat që ka kreu i SPAK”, tha ai.
Ai theksoi se pasuesi i Dumanit në SPAK do ta ketë më të lehtë pasi janë goditur personazhe dhe aktorët politikë të nivelit të lartë.
” Pjesa e politikës pothuajse është ezauruar, ka rënë pjesa e goditjes së pandëshkueshmërisë të figurave të larta, por që do dihet që SPAK në sallën e gjyqit që të përballet me kundër akuzat”, tha ai./abcnews.al


