Analisti dhe shkrimtari Sazan Guri promovoi në ‘ABC e Mëngjësit’ librin e tij më të ri i cili hedh dritë mbi origjinën e udhëheqësit Napoleon Bonaparti.
Autori Guri, në librin e tij Fakte dhe të dhëna për Napoleon Bonaparti, shqiptar bir shqiptari; tha se Napoleoni ka qenë disa herë në Shqipëri dhe ka takuar Skënderbeun. Guri shtoi më tej se Napoleoni rridhte nga arvanitasit e fshatit Mani.
“Napoleoni duke u ngjitur në Pirenej, aty tha këta fshatarë me këpucë të vjetra fiks si shqiptarë. Në ushtrinë e Napoleoni 200 vjet më parë u rreshtuan 3 mijë shqiptarë. Napoleoni ka qenë disa herë në Shqipëri, ka takuar dhe Skënderbeun. Napoleoni është sistemuar në Korsikë. Në 1450, shekulli i 15, i ikur nga Kllogjeri, e ëma e Napoleonit nuk pushonte duke përmendur emra manjotësh, thuhet në libra. Napoleoni rridhte nga arvanitasit e fshatit Mani.
Ka fakte se Napoleoni vinte t’i thonte Skënderbeut kujdes nga spiunët anglezë.
Djali i xhaxhait të Napoleon Bonapartit i thanë duhet ta kthesh këtë vendim, ai tha jam arbnor dhe nuk e kthej këtë vendim.” / abcnews.al /


