Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KQZ kundërshton DHL: Nuk do paguajmë kamatvonesën, pagesën pas verifikimeve

schedule15:20 - 8 Shtator, 2025

schedule 15:20 - 8 Shtator, 2025

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk pranon të paguajë 26 milionë lekë kamatëvonesë për votën e diasporës.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i është përgjigjur me një shkresë kompanisë postare DHL, ku thotë se jo vetëm kamatë vonesa por edhe fatura prej 863 milionë lekësh nuk do të paguhet nësë më parë nuk verifikohet sesi janë shpërndarë fletët e votimit në 85 shtete të botës.

“Është qartësisht e kuptueshme se detyrimi i KQZ për t’ju paguar vjen vetëm pasi të verifikohet kryerja, ose jo e shërbimit nga ana juaj sipas objektit të kontratës.   Vetëm fakti se DHL i ka përcjellë këto fatura në KQZ dhe se ato janë tashmë në sistem (por as janë pranuar dhe as nuk janë refuzuar) nuk e detyron automatikisht KQZ që të bëjë pagesën e tyre, e më shumë akoma të paguajë për kamatvonesa.”

Celibashi kërkon nga DHL të ridërgojë faturat për shpërndarjen e fletëve të votimit në cdo shtet pasi vetëm kështu do ti hapej rruga për shlyerjen e pagesës.

“Jeni të lutur që të revokoni kërkimin tuaj për kamatvonesat; të autorizoni një përfaqësues të DHL për të koordinuar me KQZ për të hartuar dokumentin (procesverbalin) në lidhje me kryerjen e shërbimit kontraktual nga ana e DHL dhe pranimin e këtij shërbimi nga KQZ; të ridërgoni faturat për shërbimin e kryer sipas shteteve.”

Që pas përfundimit të procesit zgjedhor, KQZ dhe DHL janë përplasur për mënyrën sesi fletet e votimit janë shpërndarë, kryesisht në Greqi. Ndërsa pak ditë më parë operatori ndërkombëtar postar kërkoi nga KQZ që të shlyeje detyrimin financiar prej  863 milionë lekësh deri në fund të muajit shtator pasi në të kundërt do të paguajë 26 milionë lekë kamatëvonesa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!