Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Favoritët nuk zhgënjejnë/ Spanja dhe Belgjika luajnë “tenis”, Gjermani merr fitoren e parë

schedule12:54 - 8 Shtator, 2025

schedule 12:54 - 8 Shtator, 2025

Deri te finalet e Botërorit ka kohë, por Spanja trëmb që tani të gjithë rivalët. Pas debutimit me fitore, kampionët e Europës përsëritën veten në sfidën e dytë të grupit E kualifikues, por këtë herë me një goleadë të vërtetë 6-0 në transfertën kundër Turqisë.

Gjithçka e lehtë për “Furitë e Kuqe”, që e vranë garën me tre gola që në pjesën e parë.

Pedri shbllokoi sfidën në minutën e gjashtë, më pas ishte Migel Merino në rolin e “bomberit”. Tre gola për mesfushorin e Arsenal. Dy në fraksionin e parë dhe një tjetër pas pushimit.

Festivali spanjoll I golave u plotësua me Ferran Torres dhe sërish me Pedrin.

Me këtë fitore Spanja merr kryesimin e Grupit me 6 pikë, 9 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në dy ndeshjet e para.

Fitoren e parë në eliminatoret e Bootërorit mori edhe Gjermania. Pas humbjes 2-0 në debutim kundër Sllovakisë, “Panzerat” kaluan 3-1 Irlandën e Veriut.

Gnabri kaloi shpejt në epërsi gjermanët, por pjesa e parë u mbyll në barazim pas realizimit të Price.

Pas pushimit, vendasit reaguan dhe vulosën fitoren me dy gola të tjerë të shënuar nga Amiri dhe Florian Virtz.

Fantazmat e dështimit në grupin e saj G eliminator largoi edhe Holanda, që me vështirësi kaloi 3-2 transfertën kundër Lituanisë.

Një sfidë historike për Memfis Depay. Dy gola për sulmuesin, që vendos rekordin si shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në përfaqësuesen “oranje” me 52 realizime.

Ndërkohë me këtë fitore, Holanda merr vendin e parë në grupin e saj eliminator me pikë të barabarta me Poloninë.

Kohët e vështira duket se ka kaluar Belgjika, që shënoi fitoren e dytë radhazi me shifrat tenistike 6-0, këtë herë kundër Kazakistanit.

Rezultati tregon qartë se sa të lehtë e kishin belgët, ndërsa De Bruyne ishte më I miri në fushë me dy gola dhe një asist.

Kjo fitore kthen Belgjikën në garë për një biletë direkte për në “Botërorin 2026”, por kreu I Grupit J vazhdon të jetë pronë e Maqedonisë së Veriut, që në ndeshjen e saj mundi me lehtësi 5-0 Lichtenstein.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!