Një aksident rrugor është regjistruar sot ne aksin Rradhimë- Orikum, ku një automjet tip Audi A3 është përmbysur në mes të rrugës.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, mjeti ka humbur kontrollin duke përfunduar i përmbysur, ndërsa paniku ka qenë i madh tek qytetarët që ndodheshin aty pranë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar drejt spitalit shoferin e plagosur.
Policia ndodhet në vend për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar qarkullimin e mjeteve në zonë.
Ky aksident ngre sërish shqetësimin për sigurinë rrugore dhe kujdesin e drejtuesve të automjeteve, sidomos në zona me trafik të lartë si Orikumi gjatë sezonit veror./abcnews.al

