Gazetarja Etleva Delia në një intervistë në “News Line”, në ABC News foli për ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën një natë më parë, ku u qëllua për vdekje 34-vjeçari Kristian Kola.
Ajo theksoi se ende hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të krimit.
“Nuk dihet ende me saktësi nëse ka diçka konkrete apo për ndonjë konflikt. Është bërë edhe një verifikim nga grupi hetimor lidhur me ngjarjen”, tha ajo.
Gjithashtu gjatë intervistës nënvizoi se Kristian Kola është ngritur nga tavolina dhe po shkonte në drejtim të makinës së tij, dhe më pas është qëlluar. Sipas saj mënyra e krimit tregon se eliminimi i tij ka qenë një synim i qartë.
“Në Shkodër si në shumë raste ndodh që zvarriten hetimet. Pra ngjare të tilla jo vetëm që nuk parandalohen por ngrenë pikëpyetje të mëdha edhe për punën nga ana e policisë së Shkodrës. Deri tani personat që janë marrë në pyetje dhe kanë dhënë dëshmi, nuk kanë dhënë një motiv apo një shkas që mund të çonte grupin hetimor në një drejtim. Njihej si një njeri i qetë, punonte me atë atin dhe nuk kishte pasur konflikte të mëparshme. Ende nuk mund të themi nëse është apo jo pjesë e përplasje. Deri tani është i paqartë konflikti që mund të ketë pasur”, tha më tej ajo.
/abcnews.al/

