Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Google ia hedh paq, nuk do ta shesë Chrome

schedule16:54 - 3 Shtator, 2025

schedule 16:54 - 3 Shtator, 2025

Google nuk do të detyrohet të shesë shfletuesin Chrome, sipas vendimit të gjykatës që i ka dhënë fund betejës ligjore.

Kompania do të kufizohet nga disa marrëveshje ekskluzive me prodhuesit e pajisjeve dhe duhet t’i ndajë të dhënat e motorit të kërkimit me konkurrentët, vendosi gjykata.

Vendimi u jep fund muajve të tërë spekulimesh për penalitetet me të cilat do të përballej Google si rezultat i vendimit të vitit të shkuar se kompania kishte cenuar ligjet e anti-besimit pasi ndërtoi një monopol kërkimi online. Kjo solli një seancë tjetër dëgjimore në prill për të vendosur masat që duhet të ndërmarrë qeveria.

Fakti që Google do të vazhdojë të mbajë Chrome është një pasojë më e lehtë nga ajo që kishin kërkuar prokurorët: gjiganti i teknologjisë duhet të shiste produktin dhe t’i ndalohej hyrja në tregun e shfletuesve për pesë vjet.

Por edhe pse u shpëtoi pasojave më serioze, vendimi mban anën e prokurorëve pasi e kufizon kompaninë që të hyjë ose ruajë kontrata ekskluzive lidhur me shëprndarjen e produkteve të saj përfshirë Chrome, Google Assistant dhe Gemini. Vendimi s’e ndalon Google që të bëjë pagesa ndaj shëprndarësve, por përcakton se një ndalim i gjerë pagesash mund të krijojë dëme.

Menjëherë pas vendimit, aksionet e Google u rritën në pak orë duke dhënë një sinjal se investitorët besojnë te rezultati në favor të kompanisë.

Vendimi për masat theksoi se janë bërë ndryshime të dallueshme në industrinë e kërkimit në internet dhe vendimi është krijuar për t’iu përgjigjur si motorëve të përgjjithshëm të kërkimit, ashtu edhe atyre me Inteligjencë Artificiale dhe ‘chatbot’-eve që edhe Google ka krijuar.

Kjo e fundit do të ketë edhe një seancë tjetër dëgjimore këtë vit për mënyrën sesi qeveria do t’i adresohet shkeljeve të anti-besimit që lidhen me monopolin e kompanisë për teknologjinë e reklamimit online.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!