Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria shpallet më 11 shtator/ Kryeministri publikon emrat e ministrave të rinj në Asamblenë e PS

schedule13:57 - 3 Shtator, 2025

schedule 13:57 - 3 Shtator, 2025

Socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, aty ku Edi Rama, pritet të zyrtarizoi skuadrën me të cilën do të drejtojë vendin në mandatin e katërt qeverisës.

Mbledhja parashikohet të nisë në orën 9:30 të mëngjesit me fjalën e kryesocialistit i cili do të shpalosë përpara të vetëve prioritetet dhe sfidat e 4-viteve të ardhshme.

Burime për ABC News thanë se prioritet në këtë mandat të katërt është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ndaj nuk përjashtohet mundësia që edhe kabineti i ri qeveritar të përzgjidhet mbi këtë parim.  Ndaj mbetet për t’u parë nëse Rama do të zgjedhë të bashkëdrejtojë me figura politike apo në qeveri do të ketë figuara të reja, njëjtë si me listat për deputetë.

Sikundër nuk përjashtohet mundësia edhe për një ristrukturim të ministrive aktuale apo krijimin e portofoleve të reja, duke marrë në konsideratë edhe nismat e ndërmarra këtë verë, me në krye menaxhimin e tërritorit. Përvec kabinetit qeveritar, ndryshime pritet të ketë edhe në forumet drejtuese të partisë.

Asambleja e PS perkon në të njëjtën javë kur presidenti Bajram Begaj do duhet të thërrasë seancën e parë plenare të legjislaturës së re, edhe pse për të dekretuar datën duhet të presë edhe certifikimin final të 11 majit nga kolegji zgjedhor të enjten e 11 majit.

Por burime kanë konfirmuar 12 shtatorin, si datën kur do të mblidhet Kuvendi i ri, ku brenda një dite do të zhvillohen dy seanca. E e para do të jetë paradite ku do të ngrihet një komision i përkohshëm i verifikimit të mandateve. Ndërsa pasdite 140 deputetët do të rikthehen sërish për betimin dhe do të zgjedhin kryeparlamentarin e ri. Ky i fundit zgjidhet me propozimin e të paktën 15 deputeteve, me votim të fshehtë dhe pa debat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!