Një i moshuar, është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të martë në lagjen numë 10 të qytetit të Korçës. Policia njofton se dyshohet që 70-vjeçri të ketë humbur jetën para disa ditës.
I moshuari kishte 2 vajza, një në Amerikë dhe tjetra në Itali. Jetonte i vetëm, ndërsa bashkëshortja jetonte me vajzën në Itali. Fqinjët jashtë kamerave janë shprehur se dita e djeshme rreth orës 10 të paradites ka qenë hera e fundit kur e kanë parë 70-vjecarin. Prej kohesh sipas fqinjëve i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al


