Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti mes disa personave në qytetin e Korçës. ABC News ka mësuar se ngjarja ka ndodhur në “Parkun Rinia”, në orët e mbrëmjes.
Dy të plagosurit janë çuar me urgjencë në spital për të trajtim mjekësor. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur mes dy grupeve për një konflikt banal, në një lokal të njohur të parkut të qytetit.
“Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.”, njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al

