Sfida e Policia e Shtetit pas tërmetit të 26 nëntorit është gjetja e 9 personave të tjerë të cilët dyshohen si përgjegjës për humbjet e 51 jetëve njerëzore në Durrës e Thumanë.
Dyshimet janë se ata kanë ndërtuar pa standarde, çka ka sjellë edhe pasoja të rënda. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se kërkimet janë përqendruar në rrethinat e Tiranës, Durrësit dhe Lezhë. Ndërkohë, grupi hetimor është fokusuar në gjetjen e provave për personat pergjegjes. Numri i ndërtuesve ose i përgjegjësve që mund të dërgohen pas hekurave ose të shpallen në kërkim pritet të rritet sërish. Prokuroria e Krujës është në përfundim të akt-ekspertizave për gjetur personat përgjegjes, ku në thumanë u shënua edhe numrin më i madh i viktimave nga tërmeti i fundnëtorit.
Paralelisht në ministrinë e Brendshme, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave po kryhen hetime edhe për dekonspirimin të operacionit. Dyshohet se mund të ketë pasur rrjedhje nga vetë uniformat blu gjatë ekzekutimit të urdhër-arresteve të lëshuar nga prokuroria e Durrësit dhe e Tiranës, duke çuar në fshehjen e personave të dyshuar si përgjegjës lidhur me pasojat e tragjedisë së 26 nëntorit.
Të shtunën policia bëri të ditur se janë firmosur 18 urdhër-arreste, dhe gjysma e tyrë janë ekzekutuar.
Aktualisht janë prangosur 5 zyrtarë, pronarët e dy prej hoteleve të shembura në zonën e plazhit në Durrës, si dhe specialisti që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik të pallatit 6-katësh në Lagjen 6 në Durrës, ku humbën jetën dy persona. Mes të arrestuarve janë edhe dy drejtuesit e konvaleshencës në Ministrinë e Brendshme, drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori i Ahmet Hasa.
Organi i akuzës ka ngritur 4 akuza, “vrasje me dashje” “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve”. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se dëmtimet e godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit./abcnews.al