Në afërsi të fshatit Xhyherinë në Vlorë, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar çarjen e kanalit të ujërave të larta, duke rrezikuar përmbytjen e dy banesave dhe një subjekti pularie.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe ato të zjarrfikëses, ndërsa emergjencat civile kanë dërguar një mjet fadromë për të frenuar përhapjen e ujit. Autoritetet njoftojnë se për të shmangur përmbytjen, është i domosdoshëm përdorimi i një mjeti skrep për pastrimin e inerteve që kanë bllokuar kanalin.
Situata vijon të jetë nën monitorim nga autoritetet./abcnews/al

