Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria e re në Kosovë, Osmani: Të formohet sa më shpejt, institucionet në përputhje me Kushtetutën

schedule16:51 - 29 Gusht, 2025

schedule 16:51 - 29 Gusht, 2025

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar formimin sa me të shpejt të institucioneve në Kosovë, duke theksuar se çdo ditë e humbur është në dëm të qytetarëve të vendit.

“Që Kuvendi të konstituohet urgjentisht, që Qeveria të zgjidhet urgjentisht, çdo ditë e humbur është e humbur për Kosovën, për popullin e saj, për perspektivën tonë euroatlantike, kështu që shpresoj të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më parë të jetë e mundur”, ka thënë presidentja Osmani.

Ndërsa kryeministri në detyrë, tashme me marrëdhënie të shkëputura zyrtarisht me ndërkombëtarët, nuk pranoj të komentonte mbi  zhvillimet politike në vend dhe as largimin e ministrit të tij Liburn Aliu.

Ushtruesve të funksioneve me të larta zyrtarë në vend, ju bashkua në një aktivitet jashtë Kuvendit për herë të parë edhe kryeparlamentari i ri Dimal Basha.

Treshja udhëheqëse u bënë bashkë në homazhet e Monumentit të Personave të Zhdukur, në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Homazhe bënë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, familjarë të të zhdukurve dhe qytetarë me mesazhin e zbardhjes se fatit të personave të zhdukur me dhune në Kosovë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!