Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasi për vdekje 90-vjeçarin, pranga shoferit në Përmet     

schedule11:29 - 29 Gusht, 2025

schedule 11:29 - 29 Gusht, 2025

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka përplasur me makinë një 90-vjeçar, i cili për pasojë humbi jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se përplasi me automjet, shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë humbi jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!