Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe zëri I saj në arenën ndërkombëtare. Gjatë një takimi me luftëtarët e parë të UÇK-së, të stërvitur në vendin tonë në 1991, presidenti Bajram Begaj kërkoi nga Prishtina zyrtare që të tejkalojë ngërçin institucional dhe të ecë përpara në krah të partnerëve strategjike.
“Tani jemi në një situatë që shpresoj të tejkalohet ngërçi institucional për formimin e institucioneve të reja, pasi Kosova e ka shumë të nevojshme, shumë të domosdoshme për t’u promovouar në arenën ndërkombëtare që është e aftë të bëjë shtetformim dhe të jetë një partner i besueshëm për ata të cilët kontribuuan për shtetin e Kosovës, që janë partnerët tanë strategjik: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian
Kreu I shtetit vlerësoi guximin dhe sakrificën e tyre për çlirimin e Kosovës.
“Ngjarjet e tetor-nëntorit të ‘91-shit janë fillimi i flakës së madhe të çlirimit të Kosovës. Ishte një sakrificë, sakrificë, së pari, e atyre njerëzve që dolën vullnetarë dhe erdhën për t’u stërvitur në Shqipëri, sakrificë e atyre pedagogëve që i mësuan, trajnuan, i stërvitën, të cilët nuk e dinin se si do të shkonte Shqipëria dhe kur askush nuk e imagjinonte që në ’99-ën ne do të kishim një Kosovë të çliruar”.
Takimi behet ndërsa ne Kosovë, parlamenti doli nga kriza institucionale pas zgjedhjes se kreut te ri, por duke hapur një cikël te ri krize politike. Dimal Basha është i njohur për qëndrimet e tij te ashpra dhe shpesh edhe denigruese ndaj UÇK-se.
Zgjedhja e kohës se këtij takimi ne Tiranë nuk duhet as i rastësishëm dhe as i paqëllimshëm, ndërsa presidenti Begaj dhe presidentja Osmani dihet se ndajnë një raport shumë të afërt pune me njëri tjetrin/abcnews.al


