Çmenduritë e Paul Gascoigne nuk ka fund. Ish-futbollisti i famshëm anglez ka përfunduar sërish në telashe dhe i është dashur të merret me policinë. Sipas raportimeve të The Sun, Gazza është futur në një dyqan të Londrës dhe ka marrë një shishe verë të kuqe që kushtonte 9 sterlina.
Gascoigne ka preferuar të mos paguajë faturën dhe ka dalë jashtë, por ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme. Ish-futbollisti i kombëtares angleze ka kërkuar menjëherë ndjesë dhe ka paguar çmimin e shishes së verës.
Gazza cilësohet nga të gjithë si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit anglez, por po kaq e madhe ishte edhe çmenduria që nuk mbaron kurrë. Anglezi ka një raport të keq me alkoolin dhe vuan prej vitesh nga një varësi e tillë, teksa problemet me policinë janë kthyer në diçka normale për të. /abcnews.al