Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabiste dyqane dhe magazina/ Vlorë, arrestohet ‘hajduti serial’

schedule10:43 - 26 Gusht, 2025

schedule 10:43 - 26 Gusht, 2025

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan me sukses punën për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit:

D.B., 37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet ka rezultuar se është autor i disa vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjes të kryera gjatë vitit 2025, konkretisht:



më datë 25.02.2025, ka hyrë me forcë në një dyqan në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, ku ka vjedhur disa produkte elektrike;

po më datë 25.02.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një dyqan në lagjen “Pavarësia 3”;

më datë 23.07.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një magazinë në lagjen “1 Maji”;

më datë 14.08.2025, ka vjedhur materiale të ndryshme me vlerë rreth 3000 euro, në një tjetër magazinë në lagjen “1 Maji”. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!