Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranga shoferit të dehur/ I riu Kevin Nora shkaktoi aksidentin tragjik me dy viktima

schedule11:23 - 25 Gusht, 2025

schedule 11:23 - 25 Gusht, 2025

Dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, po udhëtonin nga Delvina në drejtim të Sarandës kur 23-vjeçari Kevin Nora u doli përballë në korsinë e tyre dhe u përplasën ‘kokë më kokë’. Aksidenti rezultoi fatal për dy motrat, të cilat humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

I riu Kevin Nora, me një mjet tip Audi, po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Gjirokastrës kur u përfshi në aksidentin e rëndë mbrëmjen e 24 gushtit.

ABC news ka mësuar se 23-vjeçari ka rezultuar i dehur në timon dhe për këtë arsye blutë e qytetit bregdetar tashmë e kanë vënë në pranga. I riu qe shkaktoi aksidentin tragjik punonte në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.



Sipas informacioneve nga grupi hetimor, Kevin Nora ka tentuar të parakalojë me shpejtësi një mjet, duke kaluar në korsinë ku po udhëtonin dy vajzat. Në atë moment, për shkak të parakalimit të gabuar, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë dhe vajzat humbën jetën.

Përplasja ka qenë shumë e fortë saqë makinat janë shkatërruar plotësisht dhe njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës. Aksidenti i preu ëndrrat në mes 20-vjeçares, Rozina, e cila studionte për Mjekësi.

Vetëm 24 orët që lamë pas, në vendin tonë u regjistruan 5 aksidente, me 3 viktima dhe 4 të plagosur. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!