Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi shiste doza kanabisi në zonën e plazhit. Në pranga ka rënë i riu Klajdi Ozmaj.
Gjatë operacionit “Seaside” janë sekuestruar edhe lëndë narkotike kanabis e ndatë në doza gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/abcnews.al/

