Edhe pse jemi në javën e fundit të muajit gusht shumë qytetarë kanë zgjedhur të shijojnë bregdetin e Velipojës. Hapësira e gjerë publike dhe pastërtia e plazhit vlerësohen si dy nga arsyet kryesore pse turistët e zgjedhin Velipojën për të kaluar pushimet.
Qytetarët thonë se në krahasim me disa vite më parë vërehet një përmirësim i shërbimeve të ofruara .Ndërsa mikpritja e zonës e forcon më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje.
Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare edhe këtë vit kanë sjellë rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.
Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës mbetet ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët./abcnews.al

