Protagonistët në Superiore, flasin Musolli dhe Shtubina

schedule19:22 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 19:22 - 14 Dhjetor, 2019

Ndriçim Shtubina shënoi një supergol në atë fitores 0-1 të Vllaznisë përballë Skënderbeut. Ndërsa kapiteni i Kukësit, bëri një ndeshje shumë të mirë në atë fitore 4-0 kundër Teutës. Të dy protagonistët folën për Supersport pas ndeshjeve, me Musollin që foli fillimisht.

DËMTIMI – “Ishte një goditje e fortë. Kam dhimbje, këmba është pak e ënjtur, shpresoj mos jetë diçka serioze. Në ndeshjet e fundit është fytyra e vërtetë e Kukësit. Shpresoj të vazhdojmë kështu si në anën personale edhe për ekipin”.

RIVALËT – “Nuk ka kundërshtarë të lehtë. Ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët. Kemi lënë shumë pikë me ekipe mesatare. Nuk kemi një shtëpi tonën. Gjithmonë mendoj sikur luajmë jashtë. Derbi ishte diçka e bukur për futbollin”.

SULMI – “Për ne mesfushorët, është shumë e lehtë që kemi përpara lojtarë me shumë cilësi. Edhe 2 mesfushorët e tjerë kanë mjaft cilësi, zgjidhjet tona janë shumë të lehta. Po futemi me vonesë në lojë, pas disa minutave po kthehemi aty ku duhet”, tha Musolli.

Ndërsa Ndriçim Shtubina, i cili shënoi një supergol përballë Skënderbeut me roveshatë, tha: ’Ishim nën presion nga tifozët tanë pas ndeshjeve të fundit. Ne kur tentojmë të hapemi si ekip, kemi probleme. Kur vendosemi mirë, luajmë më mirë jashtë fushës sonë.

GOLI – “Të them të drejtën nuk e mendova se do të realizoja një gol të tillë. Nuk e parashikon, nuk u mendova dy herë kur erdhi topi dhe thashë më mirë ta godisja topin. Kur u devijua pak topi, e pashë që mund të shënoja dhe vendosa ta godisja.

TRANSFERIMI – “E kam pasur të vështirë në fillim të sezonit, jo se nuk e njihja qytetin dhe ambientin, por ishte një ekip i ri me model tjetër. Kisha vështirësi, mund të shënoja dhe gola të tjerë, por isha i pafat’’, përfundoi Shtubina./abcnews.al