Shkëmbi: Nuk janë problem penalltitë, Kukësi ka ekip me shumë cilësi

schedule18:34 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 18:34 - 14 Dhjetor, 2019

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, u pa shumë i zhgënjyer me lojën e të tijve në atë humbje të thellë 4-0 përballë Kukësit në “Elbasan Arena”. Pas ndeshjes, numri një i stoli të ekipit durrsak foli për Supersport, ku preku disa tema të kësaj sfide.

“Sulmuesin e zëvendësova se isha i pakënaqur me lojën e tij, nuk bëri detyrat si duhej. E pyeta arbitrin sesi është rregulli kur topi kap kokën pastaj shkon te dora, a quhet penallti apo jo. Kaq, nuk ka asnjë problem me arbitrat. Arbitri i katërt më tha se nëse topi kap kokën e lojtarit fillimisht, nuk quhet penallti.

Çfarë të them? Janë gjëra që duken. Për të qenë i sinqertë, nuk merrem me arbitrat dhe nuk do të merrem asnjëherë. Po them diçka, më vjen keq për lojtarët, kishim mungesa nuk na duhej ky dygolëshi i parë kaq i shpejtë. Kishim dhe ne problemet tona, por nuk duhej të justifikoheshim.

Shtylla? Do të ishte gol model. Nuk është problemi i dy penalltive, por te çështja jonë. Pjesën e parë ishte Lorenco Vila mund të shënonte përballë me portierin. Merita ka edhe Kukësi, që ka një ekip me shumë cilësi”, përfundoi Shkëmbi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!