VAUN E DEJËS- Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar 351 bimë narkotike.
Të arrestuarit janë Sokol Uci dhe Gjon Gjeka, banues në fshatin Mali Kolaj.
Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies./abcnews.al


