Në një kohë që jemi në pikun e sezonit turistik media britanike The Sun i ka rekomanduar udhëtarëve që të eksplorojnë rivierën shqiptare. Në një artikull të fundit kjo media e njohur shkruan se Ksamili mbetet një nga atraksionet më të vlerësuara të Shqipërisë, i cili është quajtur “Maldivet e Evropës” falë ujërave të tij të kristalta dhe kasolleve të plazhit mbi ujë.
Ky plazh ndodhet vetëm katër orë larg nga Tirana, dhe mënyra më e lehtë për të arritur atje është me makinë.
Sipas The Sun plazhi i Ksamilit, është një gadishull i vogël me rërë të bardhë dhe ujëra blu të ndritshëm, me ishuj të vegjël që mund t’i vizitoni me një kanoe ose një varkë të vogël.Është si një plazh tropikal, por në Evropë!
Po ashtu plazhe të veçanta cilësohen edhe Qeparoi, Borshi dhe Livadhi të cilat janë perlat më të mira të fshehura për të shijuar detin Jon pa nxitimin dhe zhurmën e zonave të ngarkuara.
The Sun rekomandon edhe Himarën, një qytet bregdetar në Rivierën Shqiptare në jug të vendit, e cila ka plazhe të bukura dhe një qytet të vjetër simpatik.
Po ashtu plazhe te bukura konsiderohen edhe Velipoja , plazhi më verior i vendit që nuk është shumë larg kufirit me Malin e Zi si dhe Shëngjini, një qytet plazhi i njohur në verilindje të vendit me një shëtitore të mbushur me dyqane.
Një ndalesë I sugjerohet turistëve që ta bëjnë edhe në Tiranë e cila në vetvete është një destinacion i njohur për pushime në qytet. Dhe mbi të gjitha këto plazhe janë të arritshme me çmime shumë të përballueshme .
fluturimet janë me një kosto minimale duke nisur nga 19.99 paund. The Sun shkruan se Shqipëria po përjeton një boom turistik vitet e fundit dhe në vitin 2023 priti 8.3 milionë turistë nga katër milionë vizitorë se në vitin 2022.

