Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord pagesash në euro/ Turistët dhe emigrantët shtuan monedhën europiane

schedule14:04 - 18 Gusht, 2025

schedule 14:04 - 18 Gusht, 2025

Qarkullimi i euros në vendin tonë ka regjistruar shifra rekord përgjatë  këtij viti.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  vetëm në korrik janë kryer trasaksione në vlerën e 556.4 milionë eurove duke regjistruar nivelin më të lartë  përgjatë këtij viti.Ndërsa në numër janë realizuar mbi 36 mijë të tilla.Nëse bëjmë një krahasim me një vit më parë vërehet se eurot që përdoren në ekonominë shqiptare kanë qenë më të shumta.Sipas të dhënave të Bankës Qendrore gjatë periudhës janar-korrik në vend  trasaksionet në monedhën europiane  në sistemin  AIPS arritën në 3.4 miliardë euro ose 22 % më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këto të dhëna konfirmojnë sasisë së lartë të eurove që qarkullojnë  në ekonominë shqiptare duke bërë që monedha europiane  të qëndrojë në kufijtë e 97 lekëve.Nëse vërejmë të dhënat e kursit të këmbimit  euro është dobësuar përballë lekut me rreth 1 pikë  pasi në fillim të muajit korrik këmbehej me mbi 98 lekë.

zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me turizmin pasi korriku shënon pikun  e ardhjes së turistëve, remitancat që sjellin emigrantët  por edhe me investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit ndërsa parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.

Rritja e numrit të transaksioneve në euro është një tregues pozitiv në formalizimin e ekonomisë. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!