Liverpul i ka bërë një nisje prej kampioni Premier Ligës. Në ndeshjen që hapi sezonin e ri të kampionatit anglez, skuadra e kuqe vuajti, por në fund fitoi 4-2 kundër Burnmuth.
Ashtu sic pritej, të ndihmuar edhe nga atmosfera spektakolare në tribunat e “Anfilld”, Liverpul mori menjëherë kontrollin e topit. Në një sfidë me ritëm të cmendur, rastet nuk munguan, por rezultati do të shbllokohej vetëm në minutën e 37-të.
Pas golit në finalen e Superkupës, Ekitike shënoi golin e parë për Liverpul në Premier League, duke vendosur fatin e pjesës së parë.
Me rikthimin në fushë pas pushimit, të zotët e shtëpisë dyfishuan shpejt shifrat me golin e Gakpo në minutën e 49-të.
Por Burnemuth rihapi garën në minutën e 64-rt me Semenjo.
Ky i fundit do të jepte një tjetër goditje të rëndë për vendasit kur në të 77-ën do të barazonte shifrat me realizimin e dytë personal.
Gjithsesi, shpresat e miqve për një rezultat pozitiv do të shuheshin vetëm dy minuta nga fundi. Federiko Kieza ktheu sërish në epërsi “The Reds”, ndërsa në shtesë Salah do të vuloste me golin e katërt fitoren e Liverpul që i dërgon një mesazh të gjithë rivalëve se nuk do ta dorëzojë me lehtësi titullin kampion. / abcnews.al /


